I vunë sot eksploziv në makinë/ Artan Bylyku, kunat me famëkeqin Domart Konjari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.10.2019, 13:21

Një shpërthm i kontrtolluar me eksploziv ndodhi mëngjesin e sotshëm në një automjet luksoz tip “Mercedes Benz” në kryeqytet. Për fat të mirë, drejtuesi dhe pronari i automjetit, Artan Bylyku nuk pësoi dëmtime.

Siç u mësua, makina shpërtheu sapo drejtuesi i saj hapi derën për të hipur në automjet. Edhe pse ia hodhi paq këtë herë, Bylyku nuk është një person i panjohur për policinë, pasi është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai është kunat i Domart Konjarit, i cili i ka shpëtuar drejtësisë shqiptare dhe asaj franceze. Konjari është në arrati ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.

Artan Bylyku

Kush është Domart Konjari?

Domart Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.

Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim. Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë.

Në dosjen e tij, Konjari akuzohet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa atentativa dhe vrasje për trafikun e drogës në 20 vitet e fundit mes Shqipërisë dhe Francës. Rasti i fundit ishte vrasja e Devi Kasmit në Tiranë, e cila dyshohej se ishte kryer me porosi të Konjarit.

Nuk është çudi që edhe tritoli që shpërtheu në makinën Bylykut të ketë lidhje me figurën e kunatit të tij Konjari.

Domart Konjari

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit