Një 45-vjeçare ka përfunduar me një sy pas një aksidenti që ndodhi ndërsa fshinte fytyrën me një peshqir.
Claire Willis, ishte me pushime në Turqi me bashkëshortin Timothy, kur ndodhi incidenti. Dyshja po bëheshin gati në dhomën e tyre të hotelit kur Claire mori peshqirin për të fshirë fytyrën.
45-vjeçarja tha se ndjeu një 'kërcitje' dhe pastaj shikimi iu bë i paqartë. Më pas e vetmja gjë që mund të ndjente ishte një dhimbje e fortë. Kur shkoi të shihej në pasqyrë, iu duk se një nga kokërdhokët e syve i kishte rënë nga vendi.
Por, në fakt nuk ishte ashtu, ajo thjesht nuk mund të shihte me syrin e dëmtuar. Bashkëshorti i saj e dërgoi menjëherë në spital.
Pasi arriti atje, mjekët i thanë se kishte dëmtuar keq kornean dhe i tha që të niset menjëherë në vendin e saj për të marrë kujdes mjekësor.
Duke folur për incidentin e dhimbshëm, Claire tregoi:
Një nga okulistët e spitalit tha se Claire kishte pasur rrethana të veçanta që bënë që ajo të kishte një korne më të hollë se normalja. Ajo kaloi 9 ditë në spital ndërsa mjekët mundoheshin të luftonin infeksionin por, nuk mbetej më asgjë për t'u bërë.
Tani Willis po pret që t'i shërohet pjesa e infektuar e syrit në mënyrë që të vendosë një protezë, e cila nuk dihet sa do shkojë.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania