Identifikohet burri shqiptar që u shtyp nga makina dhe u tërhoq zvarrë në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2019, 13:42

Një shqiptar ngeli i vdekur mëngjesin e sotshëm në Itali pasi u përplas nga një furgon në një provincë në afërsi të Barit. Viktima është Asqeri Bani, i cili u përplas nga makina në zonën e Santa Fara teksa ishte duke kapërcyer rrugën.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi makina e tërhoqi zvarrë në asfalt për disa metra. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, për të nuk pati më shpresë.

Bani prej disa ditësh ishte parë duke ecur rrugëve pa ushqim dhe ujë, në gjendje të turbullt. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 56-vjeçari kishte vetëm disa ditë që kishte hyrë në Itali. Ai endej rrugëve, pa pasur një banesë.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Ende nuk dihet nëse shqiptari i ka dalë makinës përpara, apo ngjarja është aksidentale.

***

Burim: IlQuotidianoItaliano|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit