Humbi gjysmën e trupit në një shpërthim, burri bën transplant të organit gjenital: Kam sërish shpresë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16.10.2019, 19:16

Një veteran i ushtrisë amerikane, i cili humbi gjysmën e trupi në një shpërthim, së fundmi ka ‘fituar’ diçka që e donte prej kohësh.

Në vitin 2010, mjeku i Marinës amerikane ishte duke u kujdesur për të lënduarit që ranë pre e nje kurthi të ngritur nga Talebanët në Afganistan kur shkeli një bombë.

Si pasojë e shpërthimit, Ray humbi të dyja këmbët, organet gjenitale dhe një pjesë të murit abdominal. Pasi u rikuperua nga plagët e marra, atij iu vunë proteza për të ecur.

Gjithsesi, vetëm në vitin 2018, kur arriti tek të 30-at, ai iu nënshtrua një operacioni për të kryer një transplant të organeve intime.

Ky rast ishte i pesti që bëhej në spitalin John Hopkins në Baltimore.

Duke folur për herë të parë që nga kryerja e transplantit, Ray tha se zëvendësimi i dha shpresë në një moment kur nuk e priste.

Ai u shpreh:

Operacioni më dha një mundësi që t’i shuaja në një farë mënyre zërat brenda meje që më bënin të ndihesha i ndryshëm nga gjithë të tjerët. Është një nga ato lëndime që të stresojnë kur e mendon. Të bën të thuash, ‘Pse duhet të vazhdoj?’ Kjo ishte diçka që do më bënte shumë mirë. Mund të isha sërish normal. Nuk pendohem fare. Ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë.”

Organi gjenital u mor nga një pacient të cilit i kishte ndaluar së funksionuari truri dhe u deshën 25 kirurgë dhe 14 orë operim që të lidheshin të gjithë nervat, venat e arteriet e nevojshme për ‘lidhjen’ e organit me trupin.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit