Një i ri humbi pjesën më të madhe të dorës në një aksident gjatë punës dhe ditën tjetër arriti të lëvizte gishtat pas një operacioni.
Lawrence Cooper e humbi gjysmën e dorës ndërsa punonte me një makineri që pret mishin në Brisbane.
Incidenti ka ndodhur në Australi këtë verë.
Menjëherë pas incidentit 23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital ku mjekët e futën menjëherë në sallën e operimit.
Kirurgët punuan intesivisht që Cooper të mos mbetej pa dorë dhe ia dolën me sukses pasi vetëm një ditë më pas ai mund t’i lëvizte sërish gishtat.
Me pak fjalë kirurgët bënë të mundur ‘ringjitjen’ e dorën dhe ai pati mundësinë që të kishte kontroll sërish mbi të.
Duke folur për incidentin, Laqrence u shpreh:
Për fatin e 23-vjeçarit, një kolegu i tij e mori pjesën e prerë të dorës dhe e vendosi në akull duke e ruajtur kështu nga dëmtimi i menjëhershëm.
Kirurgët punuan më shumë se 7 orë për ta rregulluar sërish dorën e tij dhe thanë që nuk ishte aspak punë e lehtë.
Aksidenti ka ndodhur në gusht ndërsa Lawrence thotë se shpreson që së shpejti mund të nisë ta përdorë dorën si më parë.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania