Së shpejti Egjipti do të ketë një kryeqytet të ri për të cilin është akorduar fondi përreth 45 miliardë dollarë. Megaprojekti një kryeqyteti të ri që pritet të zëvendësoje Kajron, ka nisur fazën e tij të parë.
Plani për këtë qytet të ri të cilit i mungon një emër është bërë që në vitin 2015 dhe vetëm në këtë periudhë ka filluar të vihet në jetë. Qeveria e Egjiptit e ndërmori krijimin e një kryeqyteti të ri si zgjidhjen e vetme në një vend me popullsi të dendur dhe ku ndotja e ambientit është në përmasa të larta.
Modeli i këtij kryeqyteti tashmë ka dalë në Sharm El Sheikh dhe shfaq një arkitekturë tërësisht moderne që nuk është parë ndonjëherë.
Hapësira që do të zërë kryeqyteti do të jetë 700 kilometra katrorë dhe po ndërtohet në një shkretëtirë që gjendet në lindje të Kairos. Sipas parashikimit, këtu mund të jetojnë 5 milionë banorë, mbi 1 milion xhami, fshatra, gjithashtu qendër konferencash.