Mjekët që i shpëtuan jetën një fëmije të lindur me tre këmbë, dy organe gjenitale dhe pa anus, thonë se ai do të bëjë tashmë një jetë normale.
Djali i vogël, i cili ka lindur në Moskë, mesa duket kishte zhvilluar dy organe gjenitale dhe një këmbë ekstra, ndërsa ndodhej ende në mitër.
Mjekët besojnë se organet ekstra vijnë nga një binjak që nuk u zhvillua plotësisht në mitër.
Sipas raportimeve të mediave vendase, mjekët e pikasën këmbën shtesë ndërsa nëna bënte një kontroll rutinë gjatë shtatzënisë.
Gjithsesi, ajo nuk pranoi që të abortonte dhe fëmija erdhi në jetë me lindje natyrale.
Fëmija erdhi në jetë në korrik të 2018 dhe duke qenë se nuk kishte anus, kirurgët kryen një operacion urgjent për të rregulluar anomalinë.
Një muaj më vonë, djalit të vogël iu hoq me kirurgji edhe këmba që kishte shtesë.
Në shkurt të këtij viti, mjekët në Rusi kryen dhe një tjetër ndërhyrje për të hequr edhe organin shtesë gjenital si dhe për të rregulluar plotësisht pozicionin e anusit.
Një mjek u shpreh për mediat:
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania