Australia mund të bëhet vendi i parë në botë që eliminon kancerin e qafës së mitrës.
Kërkuesit nga Universiteti Griffith në Queensland kanë përdorur një teknologji që ndryshon gjenet dhe shënjestron tumoret qafës së mitrës tek minjë.
Drejtuesi i këtij studimi, profesori Nigel McMillan u shpreh se kjo është kura e parë për kancerin që përdor këtë lloj teknologjie.
Minjtë që u përdorën gjatë testeve patën 100 për qind shanse mbijetese duke rritur kështu shpresat për gratë te diagnostikuara me këtë lloj kanceri. Kjo 'vegël' e njohur si CRISPR-Cas9, injektohet me nanogrimca në sistemin e qarkullimit të gjakut të pacientit.
Këto nanogrimca më pas kërkojnë për gjenin E7 i cili bëhet shkak për shfaqjen e kancerit dhe e ndajnë në dysh. Pasi riparohet, ajo nuk i njeh më qelizat e tjera kanceroze dhe kështu gjenerohen qeliza të shëndetshme.
Profesor Nigel McMillan shojegon:
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania