Ranë të flinin me vajzën 3-javëshe në mes, prindërit e gjejnë në mëngjes pa shenja jete

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07.10.2019, 14:45

Një foshnjë trejavëshe ka ndërruar jetë pas një incidenti që ndodhi gjatë natës ndërsa flinte me prindërit në krevat.

Nëna e vajzës u zgjua në mëngjes dhe kuptoi se foshnja nuk kishte shenja jetë ndërsa fytyrën e kishte pas shpinës të së atit.

Ajo e mori vesh për gjendjen e së bijës rreth orës 7.30, mëngjesin e 27 shtatorit në vitin 2016 ndërsa detajet janë thënë gjatë një seance gjyqi të mbajtur së fundmi.

Pasi thirrën ambulancën, fëmija u transportua me urgjencë për në spital ku mjekët konstatuan se nuk kishin më ç'të bënin për t'i shpëtuar jetën vogëlushes.

Sipas asaj që u dëgjua në gjykatë, babai i Lydia-s, Tom Coomer, i kishte dhënë qumësh me biberon rreth orës 3.30 të mëngjesit dhe e kishte vënë në krevat mes tij dhe të shoqes. Më pas atë e kishte zënë gjumi.

Duke treguar për ngjarjen e rëndë, nëna e vajzës tha:

E ngrita dhe pashë që ishte e zbehtë. U përpoqa të zgjoja Tom-in dhe t'i thoja që po ia merrte frymën. Ai shkoi të kërkonte ndihmë unë e Lydia ishim në krevat."

Besohet se gjatë natës, babai mund të jetë shtrirë mbi vajzën dhe kështu mund t'i ketë marrë edhe frymën.

Lidhur me këtë rast, mjeku patolog Roger Malcomson ka vënë në dukje rreziqet që vijnë nga fjetja me fëmijë të vegjël në një krevat.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit