Shpresë për të sëmurët me kancer, krijohet medikamenti i ri që ndihmon në asgjësimin e qelizave ‘të këqija”

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06.10.2019, 17:44

Një medikament, që fuqizon përgjigjen që trupi bën ndaj kimioterapisë, mund të jetë arma e re efektive në luftën kundër kancerit.

Ekspertët tek Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër kanë filluar testet e para me BOS172722, e cila i detyron qelizat e kancerit që të ta bëjnë shumë shpjet ndarjen qelizore, duke i asgjësuar.

Tashmë shpresohet se ky medikamet i ri mund të përdoret edhe për të trajtuar sëmundje të tjera të rënda. BOS172722 funksionon duke bllokuar MPS1, një molekulë që ka një rol të rëndësishëm në ndarjen qelizore.

MPS1 është e përfshirë në shpërndarjen e kromozoneve, duke u siguruar që ato të ndahen në mënyrë të barabartë.

Duke bllokuar këtë molekulë, procesi përshpejtohet, qelizat e kancerit marrin numrin e gabuar të kromozoneve dhe asgjësohen.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se qelizat e ndarjes së shpejtë nga kanceri i gjoksit, vezoreve dhe i mushkërive ishin shumë të ndjeshme ndaj këtij trajtimi.

Burimi:Metro|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit