I paralizuar nga qafa e poshtë, 30-vjeçarin arrin të ecë sërish falë pajisjes që sjell shpresë për tetraplegjikët

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04.10.2019, 14:28

Një 30-vjeçar, i paralizuar në të katërta gjymtyrët, ka mundur që të ecë dhe të përdorë sërish duart falë një skeleti robotik i cili kontrollohet nga truri i tij.

Pacienti, i cili është identifikuar vetëm si Thibault, mbeti i paralizuar nga qafa e poshtë në vitin 2015 pasi u rrëzua nga 15 metra lartësi, nga tarraca e një club-i.

Por, ai ka arritur që ta lëvizë sërish trupin për herë të parë që prej aksidentit që e la të ngujuar në një karrocë me rrota. Pas disa muajsh përgatitje, Thibault mundi ta kontrollojë trupin e tij, me fuqinë e mendjes, falë kostumit pioner.

Disa pamje prekëse të filmuara nga mjekët tregojnë sesi 30-vjeçari hedh hapa ngadalë ndërsa qëndron brenda skeletit që i mundëson ecjen.

Duke folur për eksperiencën, ai tha se po ndihej si ' njeriu i parë në Hënë.'

Gjymtyrët e francezit lidhen pas robotit dhe ky i fundit i merr komandat nga sinjalet që lëshon truri i pacientit.

Ky zbulim i madh është publikuar në revistën mjekësore, 'The Lancet Neurology', ndërsa kërkuesit e cilësojnë skeletin robotik si një përparim emocionues.

Sidoqoftë, kjo teknologji është ende në ditët e para të saj dhe larg përdorimit në jetën e përditshme. Pritet që të bëhen prova të tjera në pacientë të tjerë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit