Të hani qepë dhe hudhër të pa gatuar çdo ditë mund të duket si një “mision i pamundur” për shumë persona. Ama edhe kjo lloj diete ushqimore, me këta dy elementë të rëndësishëm në të, ka të mirat dhe përfitimet e veta, veçanërisht për femrat.
Kështu, nëse konsumoni çdo ditë qepë e hudhra, mund të ulni rrezikun për t'u prekur nga kanceri i gjirit. Shkencëtarët kanë analizuar mënyrën e ushqyerjes tek gratë, në një kohë ku numri i kësaj sëmundje është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë dekadave të fundit.
Ata përmes kësaj analizë kanë gjetur se, ato gra të cilat të paktën një herë në ditë në ushqimin e tyre ka pasur qepë dhe hudhër, kanë pasur gjasa më të vogla të kancerit të gjiri, më konkretisht 67%.
Mirëpo, sipas shkencëtarëve, këto dy perime duhet të hahen të gjalla dhe pa i përzier në ushqime të tjera. Sipas tyre efekti nuk është i njëjtë, apo ndoshta edhe nuk ka fare efekt.
Të hani qepë dhe hudhër, mund të jetë çelësi e këtë e tregojnë edhe studimet e më hershme, se antioksidantët që gjenden në këto dy perime, ndihmojnë në ‘vrasjen’ e qelizave kancerogjene.
Po ashtu, këto studimet kanë treguar se ngrënia e qepës dhe hudhrës të gjallë nuk e zhduk vetëm rrezikun e kancerit të gjirit, por gjithashtu kancerin në stomak, prostatë dhe mushkëri.