Facebook ka ndjekur hapat e Instagram-it në përpjekje për të ulur presionin psikologjik që ushtrohet nga mediat sociale, kryesisht tek të rinjtë.
Pra, gjiganti i rrjeteve sociale do të heqë numrin e pëlqimeve nëpër postime që bëhen. Vendi i parë ku po testohen ndryshimet e reja është Australia.
Facebook ka vendosur që të reagojë pasi një ekspert i shëndetësisë tha se funksioni 'pëlqim' mund të shkaktojë stres të madh tek lexuesit.
Gjithsesi, përdoruesit mund t'i shohin pëlqimet që marrin postimet e tyre, por të tjerët jo. Pra, bëhet fjalë për të njëjtin ndryshim që bëri së fundmi Instagram.
Një zëdhënës i Facebook u shpreh për Daily Mail Australia se ata duan që të përmirësojnë mirëqenien e përdoruesve si dhe të mos bëhen shkak për zhvillimin e ankthit.
Ai u shpreh:
Vendimi i marrë nga Instagram në korrik për të hequr numrin e pëlqimeve shkaktoi zemërim tek një numër i madh influencuesish që kishin filluar të bënin para nëpërmjet kësaj platforme.