Ranitidina, një prej medikamenteve të rëndësishme për qetësimin e stomakut apo sëmundjeve që prekin atë, duhet të ndalohet në mënyrë urgjente së konsumuari. Sipas AKBPM, ky medikament ka parmbajtje kancerogjene.
Për këtë AKBPM i referohet të dhënave më të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA- European Medicines Agency).
Në njoftimin zyrtar të AKBPM thuhet:
Për momentin ka pasur vetëm tërheqje vullnetare nga tregu, nga disa prej firmave që janë prodhuese dhe distribuese të këtij bari.
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njofton profesionistët e shëndetit si dhe pacientët për këtë efekt anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive “Ranitidinë” .
Njoftimi është bërë edhe për Urdhrin e Farmacistit të Shqipërisë si dhe Urdhrin e Mjekut në mënyrë që për barin e rekomanduar apo përshkruar të jepet informacion për efektet anësore që mund të shfaqen tek pacienti.