E fiksuar pas solareve, 41-vjeçarja përfundon me një vrimë në hundë pasi i shfaqet kancer në lëkurë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25.09.2019, 10:09

Një grua, e cila ishte e fiksuar pas solareve dhe lëkurës me ngjyrë ka përfunduar me kancer të lëkurës.

Rebekah Rupp u sëmur me kancer pasi shkonte të bënte solar gjashtë ditë të javës dhe kjo bëri që t'i dilte një vrimë në hundë si pasojë e kancerit.

Edhe pse njerëzit e kishin paralajmëruar për rreziqet e mundshme, kur ishte vajzë e re, Rebekah nuk linte asnjë ditë të javës pa bërë solar dhe kjo i solli pasoja më vonë. Tani që është 41-vjeçe, ajo e pranon se pothuajse kurrë nuk u kujdes për fytyrën dhe thjesht përdorte letra me alkool për ta pastruar.

Pese vite më parë kur filloi që të punonte në një kompani për kujdesin ndaj fytyrës, ajo e kuptoi se sa e rëndësishme është që të përdoren produkte me SPF.

Në gusht të vitit 2018 Rebekah pikasi një pikë të zezë në faqe dhe shkoi të kontrollohej tek një dermatolog, aty mori vesh se kishte kancer të lëkurës.

Pasi mori vesh lajmin e keq ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e lëkurës së prekur. Kjo procedure e la me një vrimë në hundë, të cilën kirurgët u përpoqën ta rregullonin më vonë.

Tashmë 41-vjeçarja po e tregon historinë e saj për të ndërgjegjësuar njerëzit sesa e rëndësishme është që të ruhen nga dielli.

Burimi: UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit