Pas 113 ditësh të vështira, një foshnjë që peshonte vetëm 980 gram në momentin që lindi tashmë ka lënë spitalin dhe ka shkuar në shtëpi së bashku me prindërit.
Vogëlushi Finn James Hill nga Florida erdhi në jetë shumë shpejt kur nëna e tij ishte në muajn e gjashtë të shtatzënisë dhe mjekët i dhanë vetëm 50% shanse për të jetuar.
Megjithatë Finn- i vogël nuk u dorëzua dhe hap pas hapi ja doli që të merrte veten.
Vogëlushi doli në dritë në datën 21 maj të këtij viti ndërkohë që parashikimet ishin që ai të kishte kohën për të lindur në datën 6 shtator.
Para lindjes së tij të parakohshme dy prindërit Jessica dhe Chris Hill ishin përballur më një kalvar vuajtjesh.
Pas problemeve me fertilitetin që patën për 9 vite më radhë fatmirësisht çifti gjeti një mënyrë për të pasur një fëmijë por gjatë shtatzënisë së parë ata humbën dy binjakët e tyre. Ndërkohë që rrezikuan shumë të humbisnin edhe Finnin e vogël.
Mamaja e tij tregon se pas shumë vuajtjesh vogëlushi tashmë është mirë
Ajo shprehet:
Tashmë pas 4 muajsh ai peshon 2.5 kilogram dhe është në rrugën e duhur për t'u bërë një djalë i mbarë.