Lëndoi kokën gjatë një incidenti,74-vjeçarit i del një ‘bri’ 10 cm i gjatë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18.09.2019, 19:26

Shyam Lal Yadav e kishte vrarë kokën 5 vite më parë, dhe pak kohë pas incidentit filloi të vinte re diçka të pazakontë.

74-vjeçari nga fshati Rahli në Madhya Pradesh ia kishte lënë në dorëzim berberit bririn po sa herë që ai ia hiqte me brisk ai vazhdonte të rritej. Me kalimin e kohës briri shkoi deri në 10 cm.

Pasi u bë shumë i gjatë, i moshuari nuk po e menaxhonte dot më dhe kështu që kërkoi ndihmën e një kirurgu në spital. Pasi u konsultua, neurokirurgët tek spitali ku shkoi ia hoqën me sukses bririn dhe tani Shyam është duke u shëruar.

Briri i pazakontë në fakt nuk është një rast jo i njohur nga mjekët të cilët e quajnë 'bri dhjamor'.

Dr. Gajbhiye shpjegon:

Në terma mjekësorë kjo lloj rritjeje e rrallë quhet bri dhjamor. Duke qenë se në përbërje të tij ka keratinë, i njëjti material që gjendet tek thonjtë tanë, ky bri hiqet zakonisht me një brisk steril."

Këto lloj masash dalin më shpesh tek persona që janë të moshës nga 60 deri në 70 -vjeç.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit