Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në studion e “Opinion”.
Ai ka folur për marrëdhënien me Metën, këshillat që i ka dhënë Bashës dhe nuk ka lënë pas deklaratat e bujshme përsa i përket Ramës.
Berisha u shpreh se takohet me Metën, teksa shtoi se nuk e ka problem të konsumojë një kafe me të. Ish-kryeministri tha se nuk e ndikon që t’i qëndrojë krah opozitës.
Berisha u shpreh:
Ndër të tjera Berisha ka komentuar edhe djegien e mandateve dhe ka thënë se nuk ka patur asnjë ndikim tek ky vendim por e ka mbështetur.
Berisha: Djegia e mandateve kosto kishte, pa diskutim. Roli im ka qenë absolutisht, jo i fortë. Mos pres kush kurrë, që unë të luaj rol të rëndësishëm në këto vendime. Ai (Lulzim Basha) ka përgjegjësi, ai duet ti dalë zot. Nuk mundem unë kurrë që vetes t’i lejoj këto vendimmarrje … Unë e kam mbështetur. I kam thënë, ky vendim mund të na çojë në fitore por dhe në greminë”.
Fevziu: Por ku ndodhet opozita tani? Sali Berisha mendon: “Tani nuk jemi as në fitore as në greminë, jemi në një moment qetësi para një rrebeshi të fuqishëm”.
Ish-kryeministri tha se ky vendim erdhi pas daljes së përgjimeve, për blerjen e votave:
Berisha ka bërë edhe një deklaratë të bujshme përsa i përket personave që ruajnë Ramën. Ish-kryeministri është shprehur se Rama mban truproja, kriminelë dhe vrasës serialë, pa përmendur emra.
Ai u shpreh:
Përsa i përket dekoratës së përmendur nga Meta, ditën e sotme Berisha ironizoi se urdhri i vetëm që ka marrë Rama ka qenë ai i ai ‘Esat Toptanit’ nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për meritat e tij në bashkëpunimin për ndarjen e Kosovës.
I pyetur nëse ky i fundit do t’i jepte vetë një dekoratë, Berisha u shpreh:
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/