Ndryshimet klimaterike janë një problem i madh që mund të vërë në rrezik jetën tonë.
Kështu që duhen bërë ndryshime drastike në shkallë ndërkombëtare në mënyrë që ky problem të vihet nën kontroll. Por sipas një shkencëtari nga Suedia problemi mund të zgjidhej nëse ne njerëzit nisin të hanë njëri-tjetrin.
Profesori Magnus Soderlund, nga Shkolla Ekonomike e Stokholmit e bëri propozimin kontrovers në një program televiziv në Suedi. Ai argumentoi se ngrënia e mishit të njerëzve mund të jetë një burim alternativ ndaj mishit të kafshëve apo bulmetit.
Për ta qartësuar më mirë, Soderlund e ka fjalën për mishin e personave që kanë ndërruar jetë, nuk po sygjeron që njerëzit të nisin ‘gjuetinë’ brenda llojit të tyre.
Gjatë fjalës së tij, shkencëtari dhe specialisti i marketingut tha se njerëzit mund fillohen të mësohen me idenë me kalimin e kohës.
Në një intervistë të dhënë pas programit, ai tha se 8 për qind e njerëzve janë dakord me idenë e të provuarit mish njeriu.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/