Dështoi 12 fëmijë njëri pas tjetrit, 36-vjeçarja bëhet më në fund nënë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07.09.2019, 21:59

Një grua e cila ka humbur 12 foshnja është gëzuar më në fund me dy djem.

Ellie Robson-Grice ka humbur 12 fëmijë, pasi mitra e saj ishte një ambient jo dhe aq miqësor për vazhdimin e shtatzënive.

Kështu, sa herë që ajo mbetej shtatzënë, me kalimin e kohës i abortonte fëmijët në mënyrë jo-vullnetare.

Tashmë ajo është nëna krenare e dy djemve pasi iu nënshtrua një trajtimi eksperimental që bëri të mundur ngjizjen dhe vazhdimin e suksesshëm të shtatzënive.

Ellie dhe bashkëshorti i saj druheshin se nuk do bëheshin kurrë me fëmijë dhe madje po konsideronin dhe abortin, por për fat të mirë, situata ndryshoi për mirë.

36-vjeçarja kishte abortuar 8 fëmijë me partnerin e parë dhe katër të tjerë me bashkëshortin e saj aktual.

Më pas mjekët arritën ta bënin mitrën e saj më të përshtatshme për implantim dhe ajo ka sjellë në jetë Sam, i cili është 6-muajsh dhe Aidan, i cili është katër vjeç.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit