Ndërkohë që sëmundja që mendohet të jetë e lidhur me cigaret elektronike i ka marrë jetën dy personave, një adoleshent u ka dhënë një mesazh moshatarëve të tij.
18-vjeçari Adam Hergenreder është rëndë në spital për shkak se tymosja e vazhdueshme ia ka bërë mushkëritë që të duken si ato të një 50-vjeçari.
Hergenreder nuk mund të marrë vetë frymë pa ndihmën e tubave të oksigjenit qëkur është shtruar, të shtunën e kaluar, në një spital në Libertyville. Duke i injoruar paralajmërimet e të gjithëve, adoleshenti nisi të tymoste cigare elektronike qëkur ishte 16-vjeç dhe tani për pak sa nuk humbi jetën.
Duke folur për mediat, ai u shpreh:
Gjendja e adoleshentit është përmirësuar, por si ai ndodhen edhe 26 pacientë të tjerë në spital që po trajtohen për të njëjtin problem në mushkëri.
Ndërsa në total në SHBA rezultojnë 215 raste të sëmundjes misterioze.
Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/