Të quhet “Gramoz Palushi”, tifozët e Kukësit propozojnë këtë emër për stadiumin e ri

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05.09.2019, 16:47

Në Kukës është duke u ndërtuar një stadium i ri sipas standarteve të UEFA-s mbi rrënojat e stadiumit aktual, "Zeqir Ymeri". Punimet kanë nisur dhe flitet se do përfundojë brenda 1 viti.

Nga ana tjetër, tifozët kanë hedhur edhe idenë që stadiumi i ri të mos quhet më “Zeqir Ymeri”, por “Gramoz Palushi” në respekt të heroit që ndërroi jetë në 4 shtatorin e vitit 2004.

Tifozi kuqezi po festonte toren që Shqipëria kishte arritur të merrte ndaj Greqisë, kur tifozët grekë lanë të vdekur Palushin.

Idenë e ka hedhur faqja "Prodhuar në Kukës", ndërsa komentet kanë qenë të shumta dhe kanë miratuar idenë për ta quajtur stadiumin e ri, “Gramoz Palushi”. Tashmë, i mbetet presidencës dhe Bashkisë së Kukësit të vendosë...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit