Sëmundja e rëndë e lidhur me cigaret elektronike, ndërron jetë edhe një tjetër pacient

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05.09.2019, 16:31

Një person i dytë raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e një smëundje të rëndë të mushkërive që besohet të jetë e lidhur me cigaret elektronike.

Lajmin e bëjnë të ditur zyrtarët e shëndetësisë në shtetin amerikan të Oregonit. Pacienti që ka ndërruar jetë thuhet se kishte përdorur së fundmi një cigare elektronike që përmbante vaj nga 'bima jeshile'.

Ky është rasti i dytë që lidhet me sëmundjen e rëndë të shkaktuar nga tymosja në SHBA, edhe rasti i parë është i lidhur me një produkt të blerë në një dyqan ku ofrohej 'bar jeshil'.

Gjithsesi, zyrtarët nuk e kanë vendosur ende se çfarë bëri që pacienti në moshë te mesme të sëmurej aq shumë dhe nëse produkti që kishte marrë ishte i kontaminuar.

Duke refuzuar që të përmendë emrin e markës së pajisjes apo vendin e blerjes, një zyrtare shtoi:

Hetimi ynë nuk ka nxjerrë plotësisht se çfarë ka në këtë produkt. Në këtë pikë, disa nga shtetet e tjera kanë më shumë të dhëna se ne. Është disi e frikshme dhe e vështirë ta besosh se çdo cigare elektronike nuk është e sigurt në këtë pikë."

Muajin e kaluar, Departamenti i Shëndetit Publik në Illinois raportoi atë që besohet të jetë rasti i parë i vdekjes shkaktuar nga kjo sëmundje e rëndë në mushkëri.

Burimi:The Independent|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit