Nëna mbahej gjallë me aparatura, foshnja lind e shëndetshme 117 ditë pas ngjarjes së rëndë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04.09.2019, 13:52

Një grua në Republikën Çeke ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme 117 ditë pasi mjekët e kanë shpallur klinikisht të vdekur.

Mjekët në Spitalin Universitar në Brno e sollën në jetë vajzën e vogël me anë të një operacioni cezarian më 15 gusht.

Sa i përket të ëmës, mjekët e kanë mbajtur gjallë në mënyrë artificiale që fetusi i saj të zhvillohej edhe për 4 muaj të tjerë në mitër.

Gruaja 27-vjeçare, emri i të cilës nuk është bërë publik pësoi një hemorragji në tru në prill.

Familjarët e dërguan nënën e vajzës me helikopter në spital, por mjekët konstatuan se truri i saj nuk funksiononte më, shumë pak pas arritjes së saj. Kështu, skuadra e mjekëve e lidhën nënën me një seri aparaturash në mënyrë që ta mbanin gjallë.

Ata madje ia lëvizën këmbët çdo ditë, duke imituar ecjen në mënyrë që të stimulonin rritjen e fëmijës.

Gjinekologu Pavel Ventruba u shpreh:

Ky ka qenë një rast i jashtëzakonshëm, e gjithë familja qëndroi e bashkuar. Foshnja tashmë do jetojë me të atin."

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit