Ndërkohë që në SHBA janë regjistruar më shumë se 200 raste të një sëmundje misterioze të mushkërive, ekspertët kanë paralajmëruar se kjo po kthehet në një lloj "epidemie".
Rastet e paraqitura nëpër spitale me probleme të mushkërive mendohet se janë të lidhura me tymosjen e cigareve elektronike.
Sipas New York Times, rastet në total janë më shumë se 215 rreth 25 shteteve të Amerikës, ndërkohë thuhet gjithashtu është regjistruar edhe viktima e parë.
Autoritetet në SHBA njoftuan së fundmi edhe për rastin e viktimës së parë. Bëhet fjalë për një pacient nga Illinois, i cili thuhet të ketë zhvilluar një sëmundje të rëndë respiratore pasi kishte përdorur cigare elektronike.
Mosha dhe gjinia e pacientit që ndërroi jetë nuk është zbuluar ende.
Dr. Melodi Pirzada, është shprehur tashmë se "kjo sëmundje po bëhet epidemike", duke shtuar gjithashtu se ka diçka që po shkon keq.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/