Dëshmi ekskluzive/ “Polici e vetlëshoi armën”, qytetari zbulon emrat e bandës ku bën pjesë nipi i Ruçit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.09.2019, 13:06

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e 31 gushtit në ambientet e Spitalit të Fierit. Gjatë një përleshje me armë dhe sende të forta mes familjeve Braçe dhe Zhapaj, mbetën të plagosur 5 pesona.

Policia deri më sot nuk ka dalë në një komunikatë për mediat për të dhënë informacione mbi ngjarjen, por është mjaftuar vetëm me disa detaje të shkurtra. Madje ata pretendojnë se qytetarët nuk kanë përse të ndihen të shqetësuar, ndonëse arma shkrehet në spital.

Por qytetarëve ata (pushtetarët) nuk mund t'ua mbyllin gojën.

Për JOQ Albania, një qytetar raporton se Eqerem Braçe, nipi i kryekuvendarit Gramoz Ruçi u la i lirë vetëm një ditë pas sherrit. Ai pretendon se policia ka fshirë filmimet për ngjarjen e asaj nate, gjithashtu edhe kamerat ku filloi konflikti në Levan, të Fierit. Qytetari pretendon se arma e zjarrit u vetlëshua nga polici, që më pas autori të qëllonte mbi të plagosurin Aleksandër Zhapaj.

Qytetari shkruan:

Nipi i Gramoz Ruçit, Qerem Braçe u la i lirë. Djali i tij Gazmend dhe tjetri Daniel që qëlluan për vdekje vëllezrit Zhapaj me armën e policit në rajonin e policisë, ku arma u vetlëshua nga polici. Policia ka fshirë kamerat e spitalit duke fshehur provat. Gjithashtu kamerat e lokalit 24 orarsh 4A në Levan. Policia me ne krye Edi Ramën kryeministrin tonë ka frikë nga Gramoz Ruçi dhe nuk reagon për këtë situatë".

Sipas qytetarit është hera e 4 që Gazmend Braçe, nipi i Ruçit qëllon me armë zjarri duke lënë të plagosur.

Është hera e 4 që Gazmend Braçe nipi i Gramoz Ruçit dhe Eqerem Braçe qëllojnë me armë zjarri duke lënë të plagosur. Hera e fundit ishte me ALLIAJT në LEVAN para pak muajsh. Po fshehin provat, po mbahen kriminelat në këtë shtet dhe shtresa punëtore lërë të vdes e të vritet që Eqerem Braçe me këlyshat e tij të mbajnë famën e të fortit".

Për JOQ Albania qytetari ka zbardhur edhe emrat e pjesëtarëve të bandës Braçe që u përfshinë atë në konflikt.

Pjestarët e bandës BRAÇE, që ishin pjesëmarrës në konflikt ishin: -GJOLEK BRAHIMAJ -MILI MOLOLLARI -KLAJDI LAMAJ Dhe disa të tjerë që policia i ka lën të lirë. Policia ka liruar EQEREM BRAÇEN, 1 ditë pas sherrit, i cili qëlloi dhunshëm në spital vëllezërit Zhapaj, monitoruar nga kamerat. Policia i dha armën në spital grupit Braçe prandaj i fshin kamerat".

Qytetari është munduar të kontaktojë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndërsa në një komunikim me Policinë e Shtetit, qytetari i ka shkruar:

Kanë marrë pjesë rreth 12 persona dhe janë arrestuar vetëm dy. Apo levat dhe shkopat e bejsbollit që ata lanë pa ndjenja 2 vëllezërit nuk quhen?"

Pas këtij mesazhi, Policia e Shtetit i përgjigjet:

Këto janë pretendime që policia mban anën e njërës palë. Të lutem shkoni bëni kallëzim menjëherë, për gjithë këto që më shkrove."

Më pas qytetari i është përgjigjur:

S'janë pretendime. Kallëzimin e kemi bërë. Janë tëhën këto që ju shkruajta dhe janë ndryshuar dëshmitë. Dua të kontaktoj me zotin kryeministër."

Pas këtij momenti Policia e Shtetit nuk ak ditur më se çfarë përgjigje të kthejë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit