Bugatti Chiron thyen rekordin botëror, bëhet makina më e shpejtë në planet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.09.2019, 00:36

Bugatti Chiron është zyrtarisht makina më e shpejtë në botë, duke vendosur një rekord të çmendur shpejtësie.

Makina superluksoze sportive arriti të kapë shpejtësinë 490 km/orë, gjatë një testimi të kryer nga Top Gear në Ehra-Lessien të Gjermanisë.

Sipas Top Gear, shpejtësia marramendëse u verifikua dhe konfirmua edhe nga Shoqata e Inspektimit Teknik.

Ky rekord e bën Bugatti Chiron makinën e parë në botë që kalon 300 milje/orë (482 km/orë).

"Bisha" sportive u shfaq për herë të parë në vitin 2016, në spektaklin Motor Show që u mbajt në Gjenevë.

Bugatti Chiron ka një motor 8.0 litërsh me katër turbo të tipit W16, me 1103 kuaj-fuqi.

Gomat e kësaj makine janë në gjendje të kryejnë 4100 rrotullime në minutë, gjë e cila i kthen në "përbindësh" të vërtetë shpejtësie.

Burimi: Cnet|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit