Po flinte me të atin, vogëlushi ndalon së marri frymë papritmas

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29.08.2019, 00:36

Një baba zemërthyer ka rrëfyer momentin e dhimbshëm kur zbuloi se djali i tij 4-muajsh nuk po merrte më frymë.

Ata ndodheshin në krevat të dy duke fjetur por kur Jayden Ward u zgjua nga gjumi kuptoi se kraharori i të voglit nuk po lëvizte.

Bronlee i vogël u nda nga jeta të shtunën dhe besohet se shkak të ketë qenë Sindroma e Vdekjes Foshnjore. Vogëlushi po flinte me të atin të premten mbrëma pasi nënën e kishte në spital për një operacion.

Jayden tregon:

Atë mëngjes u zgjova si zakonisht, hapa sytë, po shihja nga ai dhe vura re se kraharori nuk po i lëvizte...Më pas i preka ballin dhe e kishte të ftohtë. E lëviza dhe nuk po përgjigjej. Më pas nisa të ulërija...”

Ward thirri ambulancën dhe mjekët u përpoqën ta risillnin djalin e vogël në jetë, por si duket ishte tepër vonë për vogëlushin.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit