Media britanike: Gangsterët shqiptarë po tallen me sistemin e drejtësisë nga prapa hekurave

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27.08.2019, 14:02

Tabloidi britanik Daily Mail i ka kushtuar një artikull të burgosurve, pjesë të bandave shqiptare, duke theksuar se ‘po tallen me sistemin britanik të drejtësisë’.

Sipas asaj që shkruhet në artikull, pjesëtarët e bandave shqiptare në burgje kanë mundur të fusin celularë nëpër qeli dhe prej andej po komandojnë grabitjet nëpër Anglinë Lindore.

Më tej thuhet se këta të burgosur kanë edhe faqe të tyret në Instagram ku postojnë foto duke qeshur nga qelitë.

Artikulli i Daily Mail:

Gangsterët shqiptarë po tallen me sistemin e drejtësisë britanike nga prapa hekurave...

Të njohur si “Skiftera” këta kriminelë janë dora pas grabitjeve të shtëpive në Londër, Kent dhe Surrey. Ndërkohë, polica ka shpallur në kërkim 5 shqiptarë të dyshuar në javët e fundit.

Kjo vjen pasi ‘Skifterat’ Fabion 'Gucci' Kuci dhe Azem 'Ziro' Dajci filmuan veten brenda qelive të burgut në Ëormëood Scrubs, teksa prisnin dënimin për vjedhje, dhe postuan video e foto në Instagram e YouTube.

Ata janë të lidhur me një bandë të quajtur ‘Hellbanianz’ për të cilët besohet se fshihen pas një vargu krimesh të dhunshme ndërsa ecin me moton 'Ne jemi Zoti i rrugëve ’.

..Shumë nga prindërit e anëtarëve të bandës kanë ardhur në Angli në fund të viteve 1990 pas Luftërave Ballkanike.

Banda ka gjithashtu edhe llogarinë e saj private në Instagram ku prodhojnë video rap që thuhet të përdoren për të rekrutuar anëtarë të rinj.

Të tjerë anëtarë të Hellbanianz kanë postuar gjithashtu foto në Instagram.

Mes tyre përfshihen Tristen Asllani, i burgosur për 25 vite burg, Agron Demarku, i burgosur për 63-vite burg, Lulzim Zefi, i dënuar me 12 vite burg, etj.

Ministria e Drejtësisë i ka hequr këto foto nga llogaritë e Instagramit ndërsa nëpër qeli po bëhen kontrolle për konfiskimin e celularëve.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit