Telekomi në krizë/ Kunata e kryeministrit porosit para zgjedhjeve 300 smartfonë me vlerë 200 mijë euro

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.08.2019, 15:41

Telekomi i Kosovës do të shpenzojë 207 mijë euro për blerjen e 305 smartphonëve. Kërkesa është bërë nga Vesmira Haradinaj, kunata e kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, rezulton në një shkresë të siguruar nga "Kallzo.com". Blerja e 305 smarfonëve nuk ka qenë e planifikuar, prandaj Telekom Kosova ka dhënë edhe shpjegimet.

Në dosjen e kontratës thuhet:

Telekomi i Kosovës është duke humbur treg dhe konkurrenca është duke punuar me të madhe në joshjen e konsumatorëve. E vetmja kundërpërgjigje ndaj konkurrencës është që Telekomi të ofron shërbime/ produkte të kombinuara (minuta+ SMS+ Internet+ Telefon), që të jetë konkurrues."

Telekom Kosova gjithashtu ka zhvilluar një mini tender jopublik, ku dorëzimi i ofertave është bërë më 31 korrik ndërsa rekomandimi i kompanisë fituese është bërë më 20 gusht.

Telekom Kosova kishte planifikuar të shpenzonte 171 mijë e 800 euro për blerjen e telefonave, mirëpo ofertat kanë qenë më të larta. Oferta më e lirë ishte nga kompania "Zone Mobile", e cila ishte rekomanduar për kontratë me vlerë 207 mijë e 733 euro.

Telekom Kosova thotë se blerja e telefonave do të ruajë klientët ekzistues:

Projekti është investim në vazhdim, operacional për realizimin e kontratave me konsumatorë VALA postpaid të rëndësishëm. Kjo ndikon në ruajtjen e klientëve ekzistues, atyre të rinjë dhe rritjen e të hyrave, të jemi konkurrent me ofertat e reja në raport me operatorët tjerë”, thuhet tutje në lëndën e kontratës. Me anë të kësaj kontrate parashihen të blihen telefonat më të shtrenjtë në treg."

Llojet e smartphonëve që do të blihen janë: Samsung Galaxy Note 9, 10 copë, Samsung Galaxy S9+, 5 copë, Samsung Galaxy S9, 6 copë, Samsung Galxy S8, 68 copë, Samsung Galaxy A5, 50 copë, iPhone XS Max, 10 copë, iPhone XS, 5 copë, iPhone X, 131 copë, iPhone 8, 14 copë dhe iPhone 8+, 6 copë. Vlera totale e këtyre telefonave arrin shifrën e 207 mijë e 733 euro.

"Kallxo.com" ka dërguar pyetje në adresë të Telekomit të Kosovës për kërkuar arsye shtesë për blerjen e telefonave mobil, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Miratimin për këtë tender e kanë dhënë edhe zyrtari kryesor financiar, Armend Osaj si dhe kryeshefi ekzekutiv, Bedri Istrefi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit