E thotë edhe shkenca: Çiftet që zihen shpesh duhen më shumë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20.08.2019, 00:53

Sipas studimeve të fundit, 44% e çifteve të martuara besojnë se zënkat më shumë se një herë në javë i ndihmojnë që të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme mes tyre.

Në fakt, rezulton se çiftet që zihen me njëri-tjetrin shpesh, (jo me sjellje të ekzagjëruar që mund të përfundojë në dhunë), kanë më shumë gjasa që të qëndrojnë bashkë për një kohë të gjatë.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre të vogla, ata e dinë se dashuria e tyre është e vërtetë dhe e sinqertë.

Sipas ekspertëve këto janë disa nga arsyet se pse ata që zihen, duhen.

Zënkat janë shenja të një marrëdhënieje të maturuar

Zënkat nënkuptojnë që ju jeni të interesuar për ‘shëndetin’ e marrëdhënies

Zënkat ju bëjnë që të komunikoni më shumë dhe më lehtë

Nëse një çift nuk argumentojnë me njëri-tjetrin, kjo mund të jetë një shenjë që diçka nuk po shkon mirë

Zënkat ju bëjnë që të nxirni mllefin që keni brenda duke mos e akumuluar më shumë seç duhet

Burimi:Bright Side|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

**

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit