Nëna ndan fotot e rralla të djalit që erdhi në jetë me ‘këmishë’: Ngjante si alien i vogël

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17.08.2019, 00:19

Zoe Robinson thotë se djali i saj ngjante si një ‘alien i vogël’ në momentin që erdhi në jetë ende brenda qeses amniotike.

I vogli Finley Grigg erdhi në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane dhe mjekët arritën që ta nxirrnin nga barku i së ëmës bashkë me qesen amniotike.

Zakonisht ajo çahet përpara lindjes dhe lëngu del poshtë, ky proces njihet ndryshe edhe si ‘plasja e ujrave’.

Por, membrana mbrojtëse e Finley-it nuk u ça dhe ai erdhi në jetë, siç thuhet zakonisht në mënyrë popullore, me ‘këmishë’.

Pas lindjes, Zoe nuk u besoi syve kur pa se i fejuari i saj e kishte kapur momentin në kamera. Ajo tha se ju duk shumë e çuditshme, duke shtuar se djali i saj dukej si një alien i vogël.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

**

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit