Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.08.2019, 16:58
Përveç temperaturave të larta, stina e verës karakterizohet edhe nga fluksi i lartë i lëvizjeve.
Një nga problemet kryesore që haset në dogana, sidomos përgjatë këtyre ditëve, është rradha e gjatë, që i detyron qytetarët të presin me orë të tëra për të kaluar nga Shqipëria drejt një shteti tjetër, ose e anasjellta.
Për të lehtësuar sado pak këtë problem, një shqiptar i Malit të Zi, ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se si mund të monitoroni në kohë reale hyrje-daljet në doganën e Hanit të Hotit.
Sipas qytetarit, Ministria e Komunikacionit në Malin e Zi ka zhvilluar një sajt online ku janë vendosur kamerat live në çdo pikë doganore të shtetit malazez.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje te nderuar. Jetoj ne Mal te Zi, dhe per fat te mire Ministria e Komunikacionit ka zhvilluar nje sajt online ku jane te vendosura kamerat live ne pikat doganore ne Mal te Zi. Qe tu ndihmoje sado pak bashkombasve tone: http://kamere.mup.gov.me/kamere.php?kamere=Bozaj ketu mund te shikoni live hyrjet dhe daljet ne Han te Hotit. Perpos Hanit te Hotit keni edhe daljet me Kroaci. Me shprese qe kjo do ju ndihmoje e mos te prisni me ore te tera ne dogane. Ju pershendes perzemersisht.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR