JOQ Albania është padyshim faqja më e madhe e shqiptarëve kudo që ndodhen.
Vendi ku ata bëhen bashkë dhe ndajnë me njëri-tjetrin mendimet pozitive apo negative, kritikat dhe lëvdatat, të veçantat që na karakterizon si popull dhe ato që na dallojnë nga pjesa tjetër e botës. Media juaj i sjell më afër Shqipërinë atyre shqiptarëve që kanë marrë rrugët e emigracionit.
Tashmë ky grupim do të etiketohet si një komunitet i shqiptarëve online që mblidhen vetëm në një vend, një grup virtual ku do të mund të ndajmë së bashku lajme, foto, video, meme, statuse, histori personale, apele për të shpëtuar jetë etj.
Qëllimi i komunitetit është t'i paraqesim materialet e postuara me humor, të ironizojmë politikën, aktualitetin ku jetojmë dhe të trumpetojmë veprimet e ndershme e vlerat e rralla, që tashmë konsiderohen si të veçanta dhe na ngrohin shpirtin. Duke stimuluar kështu mirësinë tek gjestet e vogla dhe ndihmën që mund t’i japim njëri-tjetrit nëse mblidhemi së bashku për një kauzë.
Ne do të lidhemi me ju, t'ju përfshijmë dhe me shpresë herë pas herë, të ndryshojmë jetën tuaj, të bëhemi pjesë e saj me anë të historive që ju na rrëfeni.
Të gjitha materialet tuaja janë të mirëpritura të postohen në grup. Të gjithë mund të postojnë në përputhje me rregullat e komunitetit.
Materialet më të mira do të postohen tek faqja e madhe e JOQ Albania me 2 milion pëlqime.
Ftoni dhe miqtë tuaj të bëhen pjesë e komunitetit më të madh mbarëshqiptar.
Me respekt stafi i JOQ Albania!
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ Albania: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/