Pas asaj që bëri, ky trafikant konsiderohet si më “budallai”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.07.2019, 22:51

“Një 28 vjeçar po “garon” për të marrë titullin e kriminelit më budalla në botë, pasi furgoni të cilin ai drejtonte, u përplas me makinat e policisë”.

Kështu e ka nisur artikullin e saj britanikja prestigjoze Daily Mail, e cila i ka kushtuar vëmendje një situate të pazakontë që i ka ndodhur një 28 vjeçari.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti 28 vjeçarit të ngarkuar më shumë se 200 milionë dollarë metilamfetaminë, në pjesën e prapme të furgonit.

Toyota HiAce goditi makinat që ishin parkuar jashtë stacionit të policisë në rrugën Ethel në periferi të Eastwood-së rreth orës 10.30 të së hënës.

Një nga automjetet policore u dëmtua shumë, por askush nuk u plagos.

Furgoni u ndalua një orë më vonë dhe gjatë kontrollit, policia i gjeti disa kuti të mbushura me çanta të metilamfetaminës, me një peshë totale prej 273 kg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit