Disa fakte interesante që nuk dini mbi qimet në zonat intime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.07.2019, 10:23

Qimet pubike mund të jenë një nga shenjat e para të pubertetit. Pa marrë parasysh gjenetikën, racën apo faktorët e tjerë të jashtëm apo të brendshëm, trupi juaj ka orën e vet biologjike.

Nëse gjatë dekadës së parë të jetës, si tek femra ashtu edhe mashkulli, organi gjenital mbulohet nga një push i verdhë, në moshën e pubertetit, trupi rrit prodhimin e androgjenit, një grup hormonesh që përfshin testosteronin.

Gjatë kësaj periudhe folikulat e qimeve në zonën intime bëhen të ndjeshme ndaj androgjenëve. Këto të fundit errësohen e forocohen!

Qimet pubike kalojën në katër faza para se të shndërrohen në qime të mirëfillta që mund të hiqen me metoda të ndryshme!

Faza 1: Shfaqja e pushit.

Faza 2: Qimet e holla të dukshme fillojnë të rriten, por ato janë shumë të rralla, kryesisht përgjatë labiës.

Faza 3: Qimet rriten, bëhen pak më të ashpra dhe errësohen pak.

Faza 4: Qimet mund të përhapen poshtë në kofshët e brendshme dhe nga një folikul mund të dalin disa rrënjë qimesh.

Megjithatë, e keni ditur se prania e tyre aty nuk është pa qëllim? Trupi është një mekanizëm brilant që shumë probleme i vetërregullon dhe në raste të tjera jep shenja kur diçka nuk mirëfunksionon.

Qimet pubike janë për të mbrojtur lëkurën rreth zonës intime, pasi është shumë e ndjeshme. Janë qimet ato që na mbrojnë nga acarimi ose infeksioni kur kjo zonë është në kontakt me materialet e papërshtatshme, mbathje të djersitura etj.

Mënyra më e mirë e depilimit sipas gjinekologëve nuk është ajo me dyll apo lazer, por shkurtimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit