Kush është këshilltari i ri i Ramës?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.07.2019, 08:26

Dritan Palnikaj, i cili deri mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrisë e Brendshme është shkarkuar nga posti dhe është emëruar ditën e sotme këshilltar i Ramës. Plarent Ndrecaj ish-sekretar i MASR e më pas i Ministrisë së Turizmit, e zëvendësoi në këtë post Palnikajn.

Një ditë më parë deputeti demokrat Lefter Maliqi, hodhi akuza të forta ndaj Palnikajt, si të implikuar në tenderat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që sipas Maliqit e drejton Agim Ismaili, daja i Palnikajt.

Por kush është Palnikaj dhe cili është kontributi i tij për Rilindjen në gjithë këto vite?

Dritan Palnikaj ishte “koka” e organizimit të tenderave për Drejtorinë e Burgjeve. Ai njihet për dhënien e një tenderi 680 milionë lekë për këpucë policësh ndaj pronares së firmës “fituese” “Donianna sh.p.k”, Donika Mici.

Ai ka qenë edhe asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçit.

Palnikaj është edhe nipi i Agim Ismailit, i cili dikur ka mbajtur postin e nëndrejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave, më pas kreut të AKU dhe në fund Rama e emëroi Drejtor të Burgjeve, institucion ky në varësi të Ministrisë së Brendshme. Teksa nipi Dritan Palnikaj mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, daja i tij Agim Ismaili ishte në krye të burgjeve.

Sekretari i Përgjithshëm parashikon organizimin e tenderave për Drejtorinë e Burgjeve. Pra e thënë ndryshe tendera shumëmilionëshe brenda familjes nga nipi për dajën.

BIO

Dritan Palnikaj ka lindur më datë 25 Tetor 1985, është i martuar dhe ka 1 fëmijë.

Ai është diplomuar në vitin 2009 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ka punuar avokat, njohës i së Drejtës Civile.

Dritan Palnikaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme më datë 29 mars 2018. Më herët ka mbajtur detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit