Një nga të preferuarit e Veliajt/ Pas inceneratorëve në Sharrë, Klodian Zoto merr tenderin 100 milionësh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.07.2019, 19:29

Pas aferës korruptive të inceneratorëve të mbetjeve në Sharrë, Veliaj ka vendosur që të "ushqejë" sërish Klodian Zoton.

Sipas Departamentit të Antkorrupsionit në PD, pas 178 milion eurove, Veliaj do t'i japë kompanisë "Integrated Technology Services" edhe 100 milion lektë të tjera.

Bëhet fjalë për një tender për "Përmirësimin e matjeve të enteve prvate, që përdorin ujin si lëndë e parë".

Më tej në denoncimin e PD thuhet se deri më sot, pa bërë asnjë punë, Zoto ka përfituar 60 milion euro.

Ndër të tjera PD shton se kompania e Zotos ka tarifuar dyfish kompanitë private dhe shtetërore për mbetjet e krijuara.

Postimi i plotë

Mbas aferës korruptive të inceneratorëve, ku Klodian Zoto (më saktë kush fshihet pas tij) do të marrë 178 mln euro, 60 mln nga te cilat i janë dhënë deri më sot pa asnjë punë të kryer, e ku kompania që ai ka në zotërim po merr pagesa nga Bashkia e Tiranës, duke tarifuar dyfish për mbetjet e krijuara nga çdo kompani private apo nga shtetit, Erion Veliaj ka vendosur t’i japë të njëjtit biznesmen një tender prej 100 mln lekësh. Qokat partiake të kryebashkiakut që u zgjodh në votimet monopartiake të 30 qershorit nuk duhet të jenë barrë për xhepat e qytetarëve të Tiranës. Buxheti i Tiranës duket se është arka nga ku Zoto dhe ata që qendrojnë pas tij fusin dorën sa herë kanë nevojë për parà. Tenderi i 3 korrikut 2019, që iu dhurua kompanisë së Zotos është provë se përse kjo mazhorancë luftoi për zgjedhje moniste dhe jo zgjedhje demokratike.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit