Është krenari të promovosh bukuritë e vendit tënd, rrugët e mrekullueshme dhe vendet fantastike që na i ka falur natyra, larg plehrave të politikës dhe rrëmujës së përditshme. I ndodhur në skajin verior, 190 kilometra nga kryeqyteti, rruga që lidh Hanin e Hotit me Tamarën e Vermoshin, fut në hartën e Shqipërisë turistike një thesar bukurish e traditash të paeksploruar deri më sot. Një udhëtim për t’u mbajtur mend, një eksperiencë e mrekullueshme në një nga perlat e vakëta të vendit tonë. Të paktë janë ata që i kanë shkelur keto vende si dhe të paktë janë ata që nuk kanë mbetur të impresionuar nga kjo bukuri. Ndoshta një xhiro në “Bllok” apo në bulevard nuk është as 0.0001% e këtyre rrugëve dhe e këtyre vendeve.
Ndoshta këto foto të publikuara nga "SpeedHunters.al" nuk mund t’ju japin atë ndjesinë kur i përjeton praktikisht këtë bukuri, por mund të njiheni virtualisht nëse nuk keni qenë ndonjëherë në Vermosh.
Zgjohemi herët ne mëngjes dhe mbledhim gjithçka na duhet për te mos lenë asnjë moment te na iki.
Mëngjesi nuk ka kuptim pa një kafe.
Dikush na doli “kunder” dhe vendosi te ndjehet me prane natyres.
Dikush me mezi po pret te zgjoje malet me zhurmen e marmites.
Dikush tjeter mezi po pret te shijoje rrugen…
Dikush nuk ndalet para asgjeje ne emer te pasionit…
-Dikush i bllokon rrugen BMW M5 tone. A mundet valle Luisi ti beje balle sensualiteti te makines se tij?
Aldo me Ralfin ndërkohe vazhdojnë rrugën “brenda rregullave” ashtu siç na do shteti.
Marseli me Kristin duke fotografuar nga Polo, edhe pse me shpejtesi te larte cunat nuk njohin limite…
Nderkohe, Emiljanon nuk e ndal asgje, nje shembull per ne.
Nderkohe qe i afrohemi Gjadrit, truri futet ne mendime duke kujtuar vitet e garave ne pisten e aviacionit me po te njejtin emer.
Bejme nje ndalese te shkurter perpara se te fillojme rrugetimin drejt destinacionit tone final.
-Pak zhurme aty, por, çfare rendesie ka kjo?
Modelja jone gjermane vazhdon te tregoje hiret e saj.
Futemi me makina ne qytetin e bicikletave, ne Shkoder, por trafiku i makinave duket goxha serioz.
Detyrohemi te presim pjesen tjeter te grupit per shkak te ngaterresave ne trafikun e dites se diele ne Shkoder.
Dhe nisemi te etur per p*rnografi natyrore drejt Leqeve te Hotit.
Per nje moment, e humbim mendjen dhe na duket sikur jemi shume larg Shqiperise.
Diversiteti eshte ajo qe na bashkon.
Pamja sa vjen e behet me epike.
I drejtohemi ngjitjes…
Kristi me Aldon e kane marre pak me nxitim por nuk harrojne te na bejne edhe foto.
Fansat e zones na pershendesin rruges.
Edhe fanset…
Nderkohe qe fillojme te ngjitemi, me kujtohet nje shprehje “Shqiperi, o vend i bekur me njerez te mallkuar”.
Kthejme per nje moment koken prapa, kur çte shohim… Luisi me M5 dhe Nesti me E55 na ndjekin.
Pas pak, nje vale qetesie pushton grupin teksa te gjithe humbim fjalet.
Me ne fund, arritem te fotografojme ekzaktesisht vendin per te cilin nisem te gjithe kete udhetim.
Bejme nje ndalese te gjate per “ti nxjerre lëngun” momentit, shum te gjate…
Nderkohe qe shoku jon Osho del nga makina dhe na bashkohet.
-Ballkoni i ndertuar se fundmi me punimet e rruges, duket se eshte vendi perfekt per te shijuar pamjen…
Emiliano duket shume i etur per te leshuar Evo X e tij ne habitatin e saj natyral.
Nderkohe qe Kristi perpiqet te shkrepi disa foto me shume.
Pamja nga ballkoni eshte thjesht epike.
Mos te flasim per oshetimen e marmitave te M5.
Gati per nisje.
Evo X dhe M5 fillojne te ndihen goxha mire.
10 minuta per te ftohur motorret dhe siç e do zakoni, nje mbledhje per te bere disa foto.
Marseli gjithmone ne kerkim te “vrimave” te reja.
Ecim dhe pak, zbresim disa shkalle, dhe pamja qe na rezervohet eshte kjo.
Gjate rruges se kthimit per ne Tirane, bejme nje ndalese nostalgjike ne Gjader, ku shikojme se pista tashme ruhet nga ushtria.