Pamje të rënda/ Aksident i frikshëm në Tiranë, makina bëhet copa

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 10.06.2019, 17:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë. Një qytetar ka nisur një video në redaksinë e JOQ Albania, ku tregohen pamje nga ky aksident i rëndë.

Siç shikohet dhe në video një person është shtrirë në tokë dhe një person tjetër qëndron pranë tij duke u munduar t’i japë ndihmën e parë.

Aksidenti ka ndodhur pranë xhamisë ‘’Dine Hoxha’’, te rruga Kavajës. Në video dallohet edhe që një makinë është dëmtuar shumë keq.

Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të plagosur dhe se cili ka qenë shkaku i aksidentit.

Ndërkohë që kuptohet se ambulanca nuk ka shkuar ende ta marrë të plagosurin.

Në video dëgjohet të thuhet:

Ja se erdhi ambulanca.’’

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit