“Pasardhës i Topiajve”, Bamir Topi shpjegon se e ka prejardhjen nga fisi i njohur

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 31.05.2019, 09:35

Bamir Topi mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur rreth librit të tij të sapo publikuar. Ai ka replikuar edhe me gazetarin Ylli Rakipi lidhur për rolin e Sali Berishës në Partinë Demokratike dhe mënyrën se si Berisha i caktonte detyrat pa garë. Rakipi tha se Topi e quan Berishën një njeri autoritar, por se ka qenë pikërisht ai që i ka caktuar të gjithë postet e rëndësishme që ka mbajtur.

Ish-presidenti Topi foli për prejardhjen e tij dhe tha se ka një hipotezë që familja e tij është pasardhëse e Topiajve, fisit të madh që ka udhëhequr Shqipërinë në shekullin e 14-të.

Ai shprehet:

Vjen mbi bazën e të dhënave dokumentare dhe transmetimit të informacionit brez pas brezi. Fisi i Tanush Topiajt ka banuar në këtë zonë. Ka ndodhur një lloj konvertimi, është një hipotezë. Sikurse ka ndodhur me mjaft shqiptarë, që janë konvertuar nga katolikë në fenë islame. Mund të ketë një transformim të tillë. Përvec ndaljes së përdorimit të mbiemrit Topiaj, aty fillon përdorimi i mbiemrit Topi. Nuk ka alternativë tjetër."

Ish- presidenti foli gjithashtu për një ulli 3 mijë vjeçar që ndodhet në oborrin e shtëpisë së tij dhe domethënien e kësaj peme.

Ai shton:

Në kuptimin figurativ, ulliri është dëshmitar i kohëve të shkuara. Nëse ka një element autentik që Shqipëria duhet të krenohet është ulliri. Për Tiranën, është thënë që Tirana nuk ka një të kaluar për të qenë krenarë. Kur kam folur për Tiranën, jam futur në arkivë dhe ka të dhëna mjaft interesante që fillojnë nga koha e Skënderbeut. Në Tiranë ka patur 140 mijë rrënjë ullinjë. Tashmë janë 80 mijë rrënjë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit