Godet sërish Eduart Ndocaj/ “Nëse i bëni video Pjerin Ndreut duke blerë vota, do t’ju jap 50 mijë Euro”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.05.2019, 23:18

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, me anë të një video në mediat sociale u ka bërë thirrje të gjithë lezhianëve që të denoncojnë vjedhjen e votave.

Ndocaj shprehet se Rilindja ka 6 vite që vjedh qytetarët, por ai këtë herë nuk do i lejojë më. Ai fton qytetarët që të bëjnë publik çdo rast kur partitë politike u ofrohen për të blerë votën.

Në këmbim të çdo videoje ai do u jap qytetarëve nga 5 mijë Euro.

Por Ndocaj thotë se nëse në video duke bërë pazare për votat do të jetë i përfshirë dhe Pjerin Ndreu ai do t’i paguajë me 50 mijë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit