Tkurret popullsia e Shqipërisë, shkon në 2.86 mln banorë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.05.2019, 00:24

Tkurret më tej popullsia e Shqipërisë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se më 1 janar të këtij viti, popullsia rezultoi 2.86 milionë banorë duke pësuar rënie prej 0.3 %, kundrejt një viti më parë.

Numri i lindjeve vazhdon të tejkalojë numrin e vdekjeve, pavarësisht se diferenca midis tyre po ngushtohet me kalimin e viteve.

INSTAT konstaton ulje të numrit të të rinjve dhe rritje të numrit të të moshuarve, çka përkthehet me plakje të popullsisë.

Vetëm 3 qarqe pësuan rritje të popullsisë gjatë vitit të kaluar: përkatësisht Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Të gjitha qarqet e tjera pësuan një tkurrje. Gjirokastra paraqet numrin më të ulët të popullsisë, duke zënë 2.1 % të popullsisë gjithsej, i ndjekur nga qarku i Kukësit, i cili zë 2.7 % të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit