Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e ka thënë që në fillim të mandatit të tij se do të qëndronte larg negociatave me Serbinë. Shumë probleme kërkojnë zgjidhje pasi Kosova ka shumë papunësi dhe zhvillim ekonomik të ulët.
Një nga arsyet për të cilat Haradinaj nuk do të dontë të ulej në një tryezë me Vuçiç, e ka shprehur gjatë një interviste për gazetën gjermane "Der Spiegel".
Haradinaj ka thënë se nuk do të negocionte me atë bastard. Gjatë kësaj interviste Haradinaj përshkruhet si një qeveritar i rafinuar dhe që pëlqehet shumë në Kosovë si kryeministër.
Gazeta gjermane thotë se ndoshta po të mos ishte Haradinaj me shokët e tij të UÇK-së, sot mbase Kosova nuk do të ekzistonte.
Në artikull shkruhet:
Në këtë shkrim përmendet edhe nofka e Hardinajt të cilën e ka fituar gjatë luftës në Kosovë. “Nën nofkën e ‘Smajl’, ai ka komanduar një pjesë të UÇK-së, që kulmoi me kryengritjen kundër forcave okupuese serbe në Kosovë. Sot ai është kreu i një vendi që kërkon vendin e tij në Evropë”, shkruan gazeta.
Ramush Haradinaj në luftën e Kosovës ka qenë komandant i UÇK-së në zonën e Dukagjinit. Dy vëllezërit e tij, Luani dhe Shkëlzeni u vranë në luftën për të çliruar Kosovën nga Serbia.