Oni Pustina publikon faturën me çmime të kripura që i çuan, i është dashur të paguajë dhe muzikën e lokalit

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 28.04.2019, 11:52

Në stinën e verës në vendin tonë ndodh diçka që në vendet e Bashkimit Europian është e pazakontë që të ndodhë.

E themi këtë, pasi në sezonin e verës në vendin tonë shumë lokale dhe restorante rrisin çmimet për shërbimet e ndryshme që ofrojnë për klientët.

Por, ende pa nisur mirë sezoni turistik ish-modeli dhe aktori Oni Pustina ka publikuar në rrjetet sociale një faturë.

Siç shikohet edhe në faturën që ka publikuar Pustina përveçse pijeve dhe ushqimeve që kanë porositur ish-modeli dhe personat që kanë qenë me të u është dashur të paguajnë edhe muzikën që është luajtur në restorant.

Oni Pustina nuk ka dhënë detaje se ku ndodhet, ky restorant por mund të thuhet plotësisht se një faturë e tillë do të habiste këdo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit