Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 27.04.2019, 20:03
Shkrimtari Rudi Erebara është një nga personat i cili ka mbrojtur me fanatizëm Teatrin Kombëtar. Pak kohë më parë ai e ka befasuar bulikun shqiptar se do të largohej nëse Veliaj do të fitonte sërish në Tiranë.
Në një intervistë për "Dosja.al", Erebara shprehet se kjo ikje e mundshme e tij nuk është një dorëzim ndaj Erion Veliajt, por një dorëzim ndaj realitetit që është krijuar nga ai. Ai thotë se e dinte që para katër viteve që Tirana do të ishte në këtë gjendje prandaj ka votuar dhe kundër Veliajt në zgjedhjet e fundit.
I pyetur nëse do të dorëzohet nëse Veliaj fiton një mandat tjetër për Tiranën, ai ësht shprehur se nuk e sheh si dorëzim por si mirëkuptim ndaj realitetit.
Erebara shprehet:
Unë jam kundër këtij realiteti. Edhe kundër atyre që e kanë sjellë këtë realitet. Fitorja e Veliajt me votë do të thotë se ne që jemi kundër këtij realiteti jemi pak. Kështu që unë zgjedh të mos rroj në këtë realitet me ata që e duan këtë realitet.
Dmth, nuk iki thjesht prej një njeriu me emrin Veliaj, por iki prej të gjithë atyre që e duan këtë realitet me Veliaj.
Prej gjithë mijëra Veliajve. Tiranën në këtë gjendje katastrofike e ka çuar Edi Rama. Veliaj thjesht e ka çuar katastrofën më tej. Unë isha i sigurt se do ta çonte katastrofën edhe më tej, prandaj e kam votuar kundër edhe katër vjet më parë.
Kjo është një zgjedhje individuale ashtu siç ishte dhe është qëndresa për të mbrojtur Korpusin Teatror. Unë flas në emrin tim. Nëse këtu fiton me zgjedhje të pavjedhura, të pablera, si Rama ashtu edhe Veliaj, qoftë Enver Hoxha vetë, se nga diktatura rrjedhin votat që marrin ketë të dy, unë thjesht e shoh veten të pavend të qëndroj. Nuk i kam borxh askujt. Nuk i kam premtuar askujt asgjë. Teatri shembet nëse Veliaj fiton zgjedhjet. Po i fitoi zgjedhjet, nuk ka me rëndësi se çfarë ndodh. Ne jemi thjesht qytetarë. Njerëz. Njerëz që helmohemi përditë nga ushqimi, ajri, uji, politika, mungesa e shpresës, gazi i policisë. Njerëz që po na vjedhin. E ka një fund çdo përpjekje. Po fituan me vota të rregullta, ta mbajnë edhe ta bëjnë me kulla deri në Hënë."
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR