Opozita ka vendosur të përshkallëzojë protestat. Ditën e sotme opozita ka në plan të bllokojë akset kryesore të vendit. Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve, që të paralizojnë trafikun nga ora 18:00-19:00. Së bashku me qytetarët do të jenë edhe deputetë të opozitës, në varësi të zonave.
Simpatizantë të opozitës do të bllkojnë rrethrrotullimin e Bradasheshit. Ata do të shoqërohen nga ish-deputetët, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli.
Në Durrës do të bllokohet aksi Plepa-Kavajë, ku të pranishëm do të jenë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima.

Në Tiranë do të bllokohet rrethrrotullimi i Doganës, ku i pranishëm do të jetë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ndjekur nga ish-deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela dhe Fatbardha Kadiu.
Në rrethrrotullimin e Sheqit do të pozicionohen ish-deputetët Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj dhe Tritan Shehu. Ndërsa në veri simpatizantët demokratë do të grumbullohen në Milot dhe do të shoqërohen nga Flamur Noka, Lorenc Luka Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhelmal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj. Kujtojmë këtu se ditën e djeshme Basha dhe aleatët firmosën një marrëveshje, për të mos u futur në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nëse nuk largohet Rama.