Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.04.2019, 20:36
Kloadian Lekoçaj është shqiptari që cilësohet si kreu i "Mafias së burgjeve". Nëpërmjet një telefonate nga burgu i Koridalos me gazetarin Shpëtim Zinxhiria, ai ka hedhur poshtë akuzat. Ai akuzohet edhe për vrasjet e dy shqiptarëve të tjerë, Albert Bakos dhe Bandiol Tushës.
Lekoçaj ka thënë se është dënuar për vjedhje xhepash dhe lëndë narkotike, vepra për të cilat është dënuar me 26.7 vite burg. Shqiptari ka thënë më tej se është akuzuar për tre plagosje, për të cilat ka dalë i pafajshëm. Lekoçaj shton se duan t'i ngarkojnë gjëra që si ka bërë, ndërsa për grekun që vdiq pak kohë më parë
Ai tha:
Nuk jam ai që thonë, por jam një i dënuar për vjedhje xhepash dhe për lëndë narkotike. Për këto jam dënuar 26.7 vite burg, ku ndodhem brenda që nga viti 2006. Gjatë kësaj kohe akuzohem për tre plagosje me armë dhe për këto të tre plagosje dola i pafajshëm. Por ajo që desha të them është se këtu duan të më ngarkojnë gjëra që si kam bërë. Pak kohë më parë në televizor u fol për përgjimet duke më akuzuar mua si autorin, po të më japin mua zërin e përgjimeve ju them unë se kush i bën ato. Greku që u vra pak kohë më parë donte të më helmonte mua, këtu vrasjet bëhen tjetër për tjetër.
Përsa i përket vrasjes së Bandiol Tushës, Lekoçaj tha se e helmuan, pasi nuk donte që të thonte për mua gjëra që si kisha bërë. Sipas tij gardianët thonin se ishte vetëvraur, por kur e çuan në spital ishte gjallë dhe po i dilte gjak nga goja.
Lekoçaj shtoi:
Bardhylin e vranë me helm pasi nuk donte të më akuzonte mua për gjëra që nuk i kisha bërë. Ai u helmua nga një shqiptar që rrinte bashkë me të në të njëjtën qeli, ndërsa gardianët thoshin se ai vetëvarur. Pra ishte shoku i dhomës që e helmoi, nuk e preku me dorë kur po e çonin në spital këtë e kuptova si një hajdut xhepash di edhe psikologjinë e tjetrit, kur kryen vepra të tilla. Po si ka mundësi që një i vetëvarur të ecë 500 metra nga qelia e tij, dhe të mos këtë shenja në trup. Kur e çuan në spital atij po i dilte gjak nga goja dhe ishte ende gjallë. Tani duan të më akuzojnë për vrasjen e Zafiropulos. Për këto detyruan Bardhylin që të më akuzonte po ai nuk pranoi dhe me pas e vranë…
Sipas Lekoçajt, të gjitha këto bëhen që ta akuzojnë se ka vrarë Albert Bakon. Ai shtoi më tej se do të paraqitet përpara trupit gjykues pas disa ditësh, por nuk i kanë caktuar asnjë avokat.
Klodian Lekoçaj ka pasur ndikim të madh mbi mafien në Greqi. Edhe pse është i burgosur, ka arritur gjithmonë të japë urdhëra nga qelia.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR