JOQ Albania
Home

Google di gjithçka për ju, ndiqni këto 5 hapa për ta vërtetuar
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03/04/2016 21:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

google1111Që nga momenti që ne hapim kompjuterin dhe hyjmë në motorin e kërkimit të Google bëhemi pjesë e monitorimit.

Gjithçka që ne bëjmë, çdo veprim i yni ruhet.

iPhone-i juaj e di se ku keni qenë, Google Maps e di gjithmonë vendndodhjen tuaj, Facebook ka gjithë profilin tuaj në mënyrë të detajuar. Për ta vërtetuar këtë ndiqni këto pesë hapa dhe do të zbuloni se Google di interesat tuaja, vendet që i keni vizituar dhe kërkimin tuaj.

Ja pesë hapat që duhet të ndiqni:

1. Shkoni në history.google.com/histori

1hapa
2. Sigurohuni që keni hyrë me një llogari të Google

3. Selektojeni “last week” dhe ndryshojeni atë në “all time”

2 hapa
4. Shfletoni historinë tuaj më të fundit të kërkimit duke zgjedhur “last month” dhe “last year”

3 hapa
5. Fshini këto të dhëna nëse dëshironi

4 hapa