“Adresoi letrën me emrin e gazetarit, Nadir Çausholli tentoi t’i vinte gjobë medias”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.04.2019, 22:06

Emisioni investigativ "Top Story" transmetoi pak kohë më parë një dokumentar për cilësinë e barnave të skaduara dhe me origjinë të dyshimtë.

Qëllimi i dokumentarit ishte evidentimi i të gjitha depove farmaceutike që kanë kryer abuzim në dëm të shëndetit.

Menjëherë pas transmetimit të kësaj ngjarjeje ka ndodhur një rast i paprecedentë. Siç shkruan Top Channel, Nadir Çaushollit, pronari i "CFO Pharma", ka adresuar një letër duke përdorur emrin e një gazetari.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa. Ky i fundit është shprehur se ky është një nga cënimet më të mëdha që mund t'i bëhet imazhit, integritetit dhe identifikimit të gazetarit.

Ndër të tjera ai shton se ky është një shantazh që mbart edhe intimidimin brenda.

Ai shprehet:

Ky është një skandal sepse është një nga cënimet më të mëdha që mund t’i bëhet imazhit, integritetit dhe identifikimit të gazetarit për shkak të detyrës në misionin raportues, por qoftë edhe investigues. Ky detaj të lë shijen e shantazhit që mund t’i bëhet gazetarit apo qoftë edhe një redaksie në përgjithësi, janë shantazhe që mbartin edhe intimidimin, por edhe devijimin e misionit të gazetarit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit